Karnavalet në Rio, turistët pritet të përballen me surpriza të pakëndshme
Ndërsa festimet zyrtare të Karnavaleve fillojnë të shtunën, ku kostume seksi, parada të egra dhe uji i pijshëm i kontaminuar do jenë prezent për turistët e shumtë që pritet të vërshojnë në qytetin brazilian të Rios.
Që nga fillimi i Janarit, rubinetat dhe dushet kanë siguruar vetëm ujë të errët që vjen erë si balta, raporton FoxNews.
Problemi nuk është zgjidhur dhe me ardhjen e 10 milion turistëve javën e ardhshme, ku situata ka të ngjarë të përkeqësohet.
Ndërmarrja publike e ujit në Rio, e quajtur CEDAE (Kompania Shtetërore e Ujit dhe Ujërave të Zeza) kërkoi falje për atë që ndodhi dhe fajësoi kompleksin organik gjoja jozyrtar “geosmin”.
Më 3 shkurt, kriza goditi një ulje të re dhe e gjithë qendra e trajtimit të Guandu u mbyll për shkak të pranisë së një detergjenti në sasi masive.
Nuk është e qartë se nga ka ardhur, por specialistët thanë se burimi është ndoshta një industri jashtë Rios dhe fajësojnë reshjet e shumta të shiut.
Për të ndaluar ndotjen, autoritete filluan të përdorin qymyr të aktivizuar në Guandu.
Megjithatë, për ekspertët, zgjidhja është e përkohshme dhe nuk e zgjidh problemin.