14:06 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Karta e kreditit të Applet, u jep më shumë kredi meshkujve sesa femrat

Autoritetet financiare amerikane kanë hapur një hetim për kartën e kreditit të Applet ku sipas shumë ankesave dhe raportimeve ofron limite të ndryshme krediti për meshkujt dhe femrat.

Hetimi vjen pas ankesave të shumta përfshirë edhe bashkëthemeluesin e Applet, Steve Wozniakut se algoritmet e përdorura për të vendosur limite favorizojnë më pak femrat.

Departamenti Amerikan i Shërbimeve Financiare kontaktoi me Goldman Sachsin, banka e cila menaxhon kartën e Applet.

Çdo diskriminim me qëllim apo jo bie ndesh me ligjin thanë autoritetet. Agjencia e lajmeve Bloomberg raportoi në fundjavë me sipërmarrësin e teknologjisë David Heinemeir Hansson që ishte ankuar se karta e tij e Applet kishte 20 herë më shumë kredit se ajo e bashkëshortes.

Në një cicërimë Hanssoni tha se kjo pabarazi ekzistonte pavarësisht se bashkëshortja e tij kishte pikë krediti më shumë. Dhe Steve Wozniaku tha se e njëjta gjë kishte ndodhur me të dhe bashkëshorten e tij.

Banka dhe huadhënësit po përdorin aktivisht inteligjencën artificiale dhe machine learning për të reduktuar kostot dhe rritur aplikimet për kredi.

Hanssoni tha se sapo kishte ngritur problemin, limit i kreditit të bashkëshortes ishte rritur.