Kartoni i kuq i Arne Slot, trajneri i Liverpulit zyrtarisht i akuazuar nga Federata e Futbollit të Anglisë

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, edhe zyrtarisht i akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) pasi u përjashtua me karton të kuq pas barazimit 2-2 kundër Everton-it të mërkurën.
Holandezi, së bashku me ndihmësin e tij Sipke Hulshoff, u ndëshkuan me të kuq nga arbitri Michael Oliver pas përfundimit të ndeshjes, për shkak të një incidenti pas vërshëllimës së fundit të tij.
Fillimisht, kishte konfuzion lidhur me një dënim të mundshëm për Slot, pasi Premier League publikoi në faqen e saj zyrtare se trajneri i Liverpool-it do të përballej me një pezullim prej dy ndeshjesh.
Megjithatë, deklarata u fshi më vonë, dhe sipas gazetarit të The Athletic, James Pearce, ky njoftim ishte një “gabim”.
Tani, FA ka konfirmuar se Slot dhe Hulshoff janë formalisht të dënuar. Në deklaratën e tyre thuhet:
“Trajneri i Liverpool-it dyshohet se ka vepruar në mënyrë të pahijshme dhe/ose ka përdorur fjalë fyese dhe/ose sjellje abuzive ndaj arbitrit kryesor dhe një asistenti të tij pas përfundimit të ndeshjes”.
“Ndihmëstrajneri i Liverpool-it gjithashtu dyshohet se ka vepruar në mënyrë të pahijshme dhe/ose ka përdorur fjalë fyese dhe/ose sjellje abuzive ndaj një zyrtari të ndeshjes, gjë që çoi në përjashtimin e tij.”
“Për më tepër, dyshohet se ai ka vazhduar me të njëjtën sjellje edhe pas përjashtimit.”
Gjithashtu, të dyja klubet, Liverpool dhe Everton, janë akuzuar për dështimin në garantimin e sjelljes së duhur të lojtarëve të tyre dhe/ose personave në zonën teknike pas vërshëllimës finale”.
Të gjithë të dënuarit kanë afat deri më 19 shkurt për të dhënë përgjigjen e tyre ndaj këtyre akuzave, që do të thotë se Slot do të jetë i pranishëm në stol për ndeshjen e Liverpool-it ndaj Wolves të dielën në Anfield.
Në konferencën për shtyp të së premtes, Slot u pyet për incidentin që çoi në ndëshkimin e tij me të kuq dhe u përgjigj:
“Është një proces në vazhdim dhe duhet ta respektojmë, ndaj nuk mund të jap detaje.
“Ajo që ndodhi ishte koha shtesë – u shtuan pesë minuta, por në fund ishin tetë. Emocionet më kapluan. Po të kisha mundësi ta bëja ndryshe… shpresoj ta bëj ndryshe herën tjetër.”
“Gjatë kohës shtesë ndodhën shumë gjëra, përfshirë një ndërhyrje të VAR-it për dy minuta. Mendova se mund të kishte qenë një faull ose një pozicion jashtë loje. Shumë gjëra ndodhën – nuk do të ishte e mençur të flisja për secilin incident në detaje.”