09:00 / E Premte, 13 Janar 2023 / S Z

Karvani i vaksinimit sot në Kaçanik dhe Han të Elezit

Deçani, Juniku, Gjakova e Rahoveci kanë qenë stacionet e radhës të Karvanit të vaksinimit, i cili sot do të jetë në Kaçanik dhe në Han të Elezit, për t’u dhënë qytetarëve të këtyre dy komunave edhe një mundësi shtesë, për vaksinim kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal dhe Covid-19.

“Ministria e Shëndetësisë si organizatore e këtij aktiviteti, bashkë me IKSHPK dhe me mbështetjen e OBSH-së, Zyrës në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, me që vaksinat janë mbrojtja më e mirë si kundër Gripit, ashtu edhe kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

MSh bënë të ditur se ka siguruar doza përforcuese bivalente të vaksinës kundër COVID-19, që ofrojnë mbrojtje nga varianti Omicron, dhe të cilat qytetarët mund t’i marrin çdo ditë në njësitë e vaksinimit në QKMF në komunat e tyre, por edhe gjatë Karvanit të vaksinimit.

“Vaksinimi me dozat përforcuese bivalente e ul ndjeshëm rrezikun nga infektimi dhe mbron nga format e rënda të sëmundjes nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

.