11:35 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / S Z

Karvani i vaksinimit sot në Skenderaj

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur se qyteti i Skenderajt është sot stacioni i radhës, ky qytetarët mund të vaksinohen me vaksinë kundër Gripit sezonal dhe Covid -19.

“Skenderaj është sot stacioni i radhës i Karvanit të vaksinimit. Pas qytetarëve të Drenasit dje, sot qytetarëve të Skënderajt u është dhënë mundësia që në sheshin “Adem Jashari” të vaksinohen kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19, me dozën bivalente përforcuese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.