18:46 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019

Kastrati dhe Xhemajli mund të rikthehen te Kosova U21

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Gjibraltarin.

Ai është pyetur rreth mundësisë që dy futbollistët e rinj, Arbenit Xhemajli dhe Lirim Kastrati të bashkohen me Kosovën U21 për ndeshjen me Shqipërinë.

Challanes ka thënë se nuk e përjashton këtë mundësi, por ata mund të qëndrojnë me Kombëtaren A deri pas ndeshjes me Malin e Zi dhe pastaj të shkojnë në Shqipëri.

Ndeshja Shqipëri U21 – Kosovë U21 zhvillohet të martën. /IndeksOnline/