23:08 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / Blerim

Kastrati: Është rikthyer atmosfera që kemi pasur më herët!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës dhe Moldavisë, duel ky në kuadër të rundit të gjashtë në Ligën C’ të “Nations League”.

Kombëtarja jonë e fitoi këtë sfidë falë golit të shënuar nga Lirim Kastrati në minutën e 31’të të takimit, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe Lirim Kastrati i cili tha se është rikthyer atmosfera në grup që e kanë pasur më herët.

“Kam pas temperaturë para lojës dhe s’kam qenë bash mirë, pas 10 ndeshjeve fituam, s’ka lidhje a kam dhënë gol a jo, por është kthyer atmosfera që e kemi pas më herët”, tha fillimisht Kastrati 

“Është një ndjenjë shumë e mirë që shënova, por jo vetëm unë, por gjithë ekipi ka bo ndeshje të mirë. Çdo kombëtare tani po bën futboll të mirë dhe sot është vështirë të fitosh ndeshje me lehtësi”, vazhdoi Kastrati.

“Niveli i vetëbesimit më është rritur. Sot kam bërë një ndeshje të mire, por s’jam i kënaqur se kam mujt me bo gola tjerë dhe të bëjë aksione tjera. Sot kemi bërë një fitore me rëndësi dhe na është rikthyer atmosfera e mirë”, përfundoi ai.