21:37 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kastrati: Flamuri nuk do duhej te ngritej natën, në gjithë botën ngritet dhe nderohet në mengjes!

Kanë mbetur edhe disa ditë që Kosova të festojë 10-vjetorin e themelimit si shtet.

Derisa institucionet e vendit kanë nisur përgatitjet për këtë përvjetor dhe vendosjen e flamujve shtetëror, për shumë kë kjo ide ka qenë e gabuar. Madje për disa të tjerë koha e caktuar për ndërrimin e flamujve është plotësisht e papërshtatshme.

Ish- komandati i FSK-së, Kadri Kastrati ka reaguar lidhur me çështjen e vendosjes së flamurit shtetëror në orët e mbrëmjes.

Sipas tij, flamuri kudo në botë ngritet dhe nderohet në mëngjes, dhe jo natën.

Kastrati konsideron se kushdo që e ka marrë këtë vendim, që Flamuri shtetëror të vendoset në “terr”, ka gabuar rëndë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Flamuri nuk do duhej te ngritej natën, në gjithë botën ngritet dhe nderohet në mengjes !
Edhe tek ne Flamuri është dashtë të ngritet dhe nderohet nga Garda e FSK -së me datë 17.02.2018 në ora 8:00 dhe të nderohet siç i ka hije!
Ai që ka marr vendim për vendosjen e Flamurit Shtetëror në terr në orët e mbrëmjes ka gabu shumë rend sepse nuk e kemi vjedhur por e kemi fituar me gjak!
Kombi nderohet , Shteti duhet njëashtu edhe Simbolet !
# K.K