15:58 / E Premte, 06 Tetor 2023 / A. M.

KASTRATI Group dhe përkrahja ndaj vajzave dhe grave me fushatën ‘’Askush nuk lufton vetëm’’

KASTRATI Group ka nisur fushatën në përkrahje të të gjitha grave duke marrë pjesë në aktivitetin qendror të organizimeve përgjatë muajit tetor për solidarizim me gratë që janë duke u trajtuar apo kanë kaluar kancerin e gjirit, maratonën ‘’Race For The Cure’’ që u mbajt më 1 tetor në kryeqytet.

Pjesëmarrja në këtë maratonë ishte shumë e madhe dhe ekipa e KASTRATI Group tha se u ndje jashtëzakonisht mirë që dha një kontribut sado të vogël drejt kësaj kauze të madhe. KASTRATI Group bëri edhe shpërndarjen e Voucherve përgjatë maratonës për shumë pjesëmarrëse vajza dhe gra, si shenjë mirënjohje dhe respekti.

Përveç kësaj, KASTRATI Group ka publikuar dhe fushatën me zbritje speciale për të gjitha vajzat dhe gratë që e mbushin veturën derivate përgjatë tërë muajit tetor, me -7 cent zbritje për çdo litër.

‘’Vetëm duke mbështetur vajzat dhe gratë, rrisim ndërgjegjësimin ndaj kësaj kauze të rëndësishme.🤝🎗

Familja e madhe KASTRATI Group ju mirëpret të gjitha ju vajza, motra, nëna e shoqe me zbritje speciale në derivate përgjatë tërë muajit tetor, me qëllimin për të fuqizuar dhe shtyrë secilën prej jush të bëj kontrolla të rregullta për zbulim të hershëm.
🎗💕

Askush nuk lufton vetëm.
💪🎗️��’’ – është shprehur KASTRATI Group.

KASTRATI Group, Lider në cilësi!