23:44 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kastrati: Llapi humbi ndeshjen ndaj Gjilanit në zhveshtore

Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati, ka dhënë një koment interesant në lidhje me fitoren në Podujevë ndaj Llapit.

Kastrati ka deklaruar në Klan Kosova se Llapi e ka humbur ndeshjen në zhveshtore.

“Ju nuk e dini çfarë ka ndodhur në zhveshtoret e Llapit pas pjesës së parë sepse nuk keni qenë aty”, deklaroi Kastrati.

“Kush ka qenë aty e di çfarë ka ndodhur. Ata e kanë kryer ndeshjen në zhveshtore”.

“Aty është bërë që Llapi s’ka lider. Ajo nuk ndodh te Gjilani”, u shpreh kapiteni i Gjilanit.

Ai theksoi që te skuadra gjilanase ka unitet të madh, që sipas tij është forca kryesore e ekipit bardhekuq.