14:19 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Kastrati merr detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së

Sot në RTK, në mënyrë zyrtare është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës.

UD i deritashëm i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mufail Limani, tha se ende RTK-ja po pret që të ketë ligjin e ri.

Edhe Mentor Shala, që për dy mandate ka udhëhequr RTK-në, vlerësoi se është praktikë e mirë pranim-dorëzimi i detyrës në këtë mënyrë. “Jam i sigurt se Kastrati është një zgjidhje e mirë për RTK-në. Ai e di se çfarë telashe kemi. Ka shumë punë e projekte për zhvillimin e RTK-së që duhet të bëhen”, tha Shala.

Kurse kryetarja e Bordit të RTK-së, Afëderita Maliqi, tha se kanë pasur bashkëpunim të mirë e konstruktiv. “Jam e lumtur që RTK-ja ka drejtorin e ri për 3 vitet e ardhshme, unë besoj se RTK ka rrugën e vet dhe do të vazhdojë të jetë lidere”, tha ajo.

Kurse Ngadhnjim Kastrati, i cili nga sot për tre vite do jetë Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës, tha se do të punojë që RTK-ja të jetë në shërbim të publikut.

“RTK-ja do ta ruajë pavarësinë editoriale, unë do t’i mbështes punëtorët e RTK-së, unë do të vazhdoj aty ku e ka në lënë Shala e Limani, i ftoj të gjithë për bashkëpunim më të madh, të gjithë, RTK1, RTK2, RTK3, RTK4, Radio Kosova dhe media online e RTK-së”, tha Kastrati.A