Kastrati: Së shpejti nis ndërtimi i 100 shtëpive të reja
Humanisti i njohur, Halil Kastrati, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se së shpejti do të nis ndërtimi i 100 shtëpive të reja.
Kastrati ka treguar se këto shtëpi do të ndërtohen në rajone të ndryshme për skamnorët.
Edhe njëherë tjetër ai është shprehur falendërues ndaj të gjithë bamirësve që po kontribuojnë financiarisht për ndërtimin e këtyre shtëpive.
Publikimi i plotë i Kastratit:
Lajm i madh
Diteve ne vazhdim po nis ndertimi i 100 shtepive te reja ne rajone te ndryshme
Bamires Zoti kurr mos ju humbte