13:10 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kastrati shërohet nga Covidi-19, thotë se gjatë gjithë periudhës sa ishte i infektuar s’pati asnjë simptomë

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ishte një nga të prekurit me Covis-19.

Por për fat të mirë tashmë Kastrati është shëruar. Ai tha se kanë kaluar 25 ditë që nga kontakti me një person që ka rezultuar pozitiv, 21 ditë që nga koha kur është izoluar dhe 17 ditë nga testimi për këtë virus.

Kastrati tha se për fat të mirë për gjithë këtë periudhë nuk ka pasur asnjë simptomë dhe konsiderohet se ka qenë prej të infektuarve asimptomatikë, transmeton Indeksonline.

Madje asnjë nga kontaktet e Kastratit nuk kanë rezultuar pozitivë, përfshirë këtu edhe familjarët e kolegët. Kastrati luti të gjithë që të mendojnë fillimisht për veten, familjen e njerëzit me të cilët rrethohen.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë

Sipas protokollit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, konsiderohet se jam shëruar plotësisht nga pandemia COVID-19.

Janë bërë 25 ditë që nga kontakti me një person që ka rezultuar pozitiv, 21 ditë prej që jam izoluar dhe 17 ditë nga testimi për këtë virus. Për gjithë këtë periudhë fatmirësisht nuk kam pasur asnjë simptomë dhe konsiderohet që kam qenë prej të infektuarve asimptomatik.

Shqetësimi im më i madh ka qenë nëse unë kam qenë bartës i virusit tek dikush tjetër, sidomos tek ata që mund të jenë më të rrezikuar e me sëmundje kronike.

Por, në këtë situatë unë jam tejet i lumtur që asnjë nga kontaktet e mia nuk kanë rezultuar pozitiv, përfshirë këtu familjen e kolegët. Arsyeja është shumë e thjeshtë! Kujdesi dhe respektimi i udhëzimeve nga organet kompetente. Këtë periudhë, zyrën e kam zhvendosur në shtëpi dhe kam punuar prej aty, kurse tani do i rikthehem punës në komunë për qytetarët tanë.

Prandaj, ju lutem të gjithëve të mendoni fillimisht për veten, familjen e njerëzit që ju rrethojnë. Me vetëm tre hapa të thjeshtë, ju ulni rrezikun e shpërndarjes tek ta.

?Vendosini maskat;

?Dezinfektoni e pastroni shpesh duart;

↔️ Mbani distancë.