22:25 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kastrati tregon se sa raste me koronavirus janë aktive në Kamenicë

Kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 edhe dy persona nga Kamenica.

Kryetari Qëndron Kastrati tregon që njëri është nga Rogana e tjetri nga Shipashnica e Epërme.

Ndërsa, deri më tani janë 3 raste aktive në këtë Komunë.

Njoftimi i plotë i Kastratit:

Edhe dy raste të reja të diagnostifikuara me COVID-19 në komunën tonë. Një rast në Roganë dhe një në Shipashnicë të Epërme.

Deri më tani në komunën tonë 44 persona janë diagnistifikuar me virusin SARS-CoV-2, 41 prej tyre janë shëruar plotësisht dhe kanë mbetur edhe tri (3) raste aktive.

Ju lutem që të kujdeseni për veten dhe njerëzit tuaj përreth. Pastroni duart, mbani distancën dhe përdorni dezinfektues me bazë alkooli