18:20 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Kastriot Rexha: Faleminderit Prishtinë

Sulmuesi më i mirë i Superligës me 22 gola, Kastriot Rexha këtë fitore ia ka dedikuar presidentit të klubit të Feronikelit.

Ai gjithashtu ka falënderuar edhe kundërshtarët për rivalitetin e tyre deri në ndeshjen e fundit.

Është kënaqësi e madhe pasi që deri në momentet e fundit nuk e kemi ditur që do ta fitojmë. Falënderojmë Prishtinën për këtë luftë të madhe deri në fund“, ka thënë Rexha për Supersport.

Fitorja është për tifozët dhe presidentin e klubit që na ka qëndruar afër. Këtë fitore ia dedikojmë Presidentit“, ka thënë sulmuesi i Feronikelit. /IndeksOnline/