16:21 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kastro Zizo nuk paraqitet në fejesën e tij! Të ftuarit nuk kuptojnë çfarë ka ndodhur

Ditën e djeshme pushtoi mediat lajmi se Kastro Zizo do fejohet me një vajzë të quajtur Elma Sulejmani. Këngëtari kishte ftuar sot të gjithë miqtë e kolegët në drekën e fejesës, në një resort në periferi të Tiranës.

Të ftuarit kanë shkuar atje, por siç shkruan “revistawho.com”, ata nuk kanë gjetur atje as Kastron dhe as partneren e tij.

Menaxheri i lokalit dhe kamarierët kanë njoftuar anulimin e fejesës duke i lënë të gjithë të shokuar.

Ndër të ftuarit ishin: Rovena Stefa me të motrën, Ervin Kurti dhe Gerta Gixhari, të cilët janë nga habitur nga ajo çfarë ka ndodhur.