Seldi Qalliu i pafat në dashuri, i dështuan tri fejesa (Foto)
U bë i famshëm falë pjesëmarrjes së tij në show-n televiziv ‘Big Brother Albania’, ndërsa lidhja që krijoi me Domenikën, vajzën shqiptare që jetonte në Itali i dha veç më shumë vëmendje mediatike këngëtarit shqiptar, Seldi Qalliu.
U duk se ata ishin tejet të dashuruar, saqë Seldi i propozoi asaj brenda lojës sa zhvillohej, por çdo gjë ndryshoi me daljen e dyshes nga shtëpia. Lidhja e tyre mori fund, ishte Domenika ajo që akuzoi atë me pretendimin se ai ishte homoseksual, pas një seti të ‘nxehtë’ fotografik me këngëtarin, Sinan Hoxha, shkruan Indeksonline.
Por, Seldi u lidh edhe me një tjetër fytyrë të njohur për publikun shqiptar Dafina Zeka, vajzën e gazetarit dhe politikanit kosovar, Milaim Zeka. Çifti madje për disa vite ishin të fejuar, mirëpo dyshja i ndanë rrugët përfundimisht, duke i dhënë fund dashurisë së tyre.
Hera e tretë u duk se qe e vërteta për Seldin, por ai nuk pati fat as kësaj radhe. Pasi që edhe fejesa me këngëtaren kosovare, Mimoza Shkodra duket që ka përfunduar. Çifti kanë shlyer çdo postim të përbashkët në rrjetet sociale, duke lënë të nënkuptohet se ata tashmë janë ‘single’.
Mimoza dhe Seldi u fejuan në fund të vitit të kaluar, ndërsa kanë bashkëjetuar gjatë kësaj kohe në Zvicër. Gjithashtu ata kishin vënë dhe kurorë./Indeksonline/