Kate Middleton del për herë të parë në publik pas operacionit
Kate Middleton është shfaqur për herë të parë në publik pas dy muajsh që iu nënshtrua ndërhyrjes abdominale.
Princesha e Uellsit u fotografua e ulur në sediljen e pasagjerit të një makine të zezë tip Audi SUV që drejtohej nga nëna e saj, Carole Middleton, pranë kështjellës së Uindsorit.
Kate kishte vendosur syze të errëta dhe flokët i kishte lënë të lëshuara.
Princesha së fundmi kërkoi ndjesë publike që nuk është shfaqur që prej operacionit dhe tha se i duhet të shtyjë angazhimet e saj të ardhshme.