18:40 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / AR

Kate Middleton: ‘Princi William më quan ‘të çmendur’ për këtë fiksim timin’

Quajeni “të çmendur”, por Kate Middleton pëlqen të notojë në temperatura të ftohta.

“Sa më ftohtë, aq më mirë. Dhe [sidomos nëse] është errësirë dhe bie shi,” tha princesha e Uellsit në podcastin “The Good, the Bad & the Ugly”. “Mua më pëlqen absolutisht shumë.”

Middleton pranoi se zakoni i saj ka arritur “deri në atë pikë sa” burri i saj, Princi William, i thotë: “Catherine, ti je e çmendur”.

Megjithatë, ajo tha se vazhdon të “shkojë dhe të kërkojë për ujëra të ftohta”, duke theksuar: “Më pëlqen”.

Nëse nuk keni mundësi si Kate që të notoni në ujëra të ftohtë, mund të provoni dushin me ujë të ftohtë. Ka shumë përfitime.