08:15 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Katër anëtarët e bordit të Unitedit, shkaktar për shkarkimin e Mourinhos

Menaxheri i Manchester Unitedit u përball me një revoltë të lojtarëve para shkarkimit të Jose Mourinhos.

E përditshmja britanike, “Mirror” shkruan sot se deri në katër anëtarë të skuadrës e kanë kërcënuar nënkryetarin ekzekutiv, Ed Woodward se nuk do t’i miratojnë kërkesat e trajnerit portugez në lidhje me transferimin e lojtarëve.

Është e kuptueshme që Woodward vendosi të veprojë pasi bëhej fjalë për disa nga emrat kryesorë të gjigantit anglez, të cilët ishin të gatshëm të largohen nga klubi.

Mourinho u shkarkua të martën në mëngjes, pak më shumë se 48 orë pas një humbje 3-1 kundër Liverpoolit.

Ole Gunnar Solskjaer e ka zëvendësuar Mourinhon deri në fund të sezonit, ku do të vendoset për një trajner të ri.

Theksojmë se United aktualisht zë pozitën e gjashtë të renditjes tabelore të Ligës Premier me 26 pikë gjersa Liverpooli është i pari në saje të 45 pikëve.

Ndryshe, United në takimin e radhës do të takohet me skuadrën uellsiane të Cardiffit.