18:30 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Katër ditë më parë, Ivanoviq kishte thënë se ka frikë nga vrasja

Kryetari i Iniciativës Qytetare Serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq, i cili u vra mëngjesin e sotëm, ditë më parë për Agjencinë e Lajmeve Srna kishte folur për frikën e tij ndaj një atentati të mundshëm.

Sipas mediave serbe, gjatë kësaj deklarate ai kishte thënë se siguria në pjesën veriore të Mitrovicës është shumë e keqe, transmeton Indeksonline.

“Kam frikë se në këtë situatë jostabile mund të pësojnë të pafajshmit dhe unë duhet ta pranojë se frikësohem edhe për vetën time”,  kishte thënë Ivanoviqi të premten më 12 janar./Indeksonline/