17:31 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Katër futbollistë i grumbullohen në Kombëtare, Prishtina – Feronikeli shtyhet për një datë tjetër

Java e dhjetë e Superligës zhvillohet në mesjavë më 17 tetor dhe ndeshja e paraparë ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës është shtyrë dhe zhvillohet me 7 nëntor.

Kjo pasi që Prishtina ka katër futbollistë të grumbullim me Kombëtaren dhe tre prej tyre një ditë para këtij dueli zhvillojnë ndeshjen kualifikuese të U-21 në Izrael.

Andaj Komisioni i garave ka shtyrë ndeshjen për muajin nëntor, transmeton IndeksOnline.

Prishtina në Kombëtaren A ka të grumbulluar trajnerin e portierëve, Ahmet Beselica dhe portierin, Visar Bekaj.

Ndërsa, për Kosovën U21 ka të ftuar Meriton Korenicën, Arbër Hoxhën dhe Donat Hasanaj.

Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme në kuadër të javës së 11-të në fundjavën 20/21 tetor në stadiumin e qytetit kundër KEK-ut./IndeksOnline/