15:57 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / Gj. Sh

Katër gola në pjesët e para, këto janë rezultatet e tri ndeshjeve të Superligës

Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të Javës së 29-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Gjatë 45 minutave të para janë shënuar katër gola, shkruan IndeksOnline.

Gjilani ka shkuar në pushim me epërsi 2-0 ndaj Malishevës, me golat e Billallit dhe Zekas.

Llapi po udhëheq ndaj Trepçës ’89 me golin e Ilir Krasniqit, ndërsa Prishtina është në epërsi 1-0 ndaj Ferizajit, me golin e Leotrim Kryeziut, i cili shënoi nga penalltia./IndeksOnline/