23:51 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / OSH

Katër klube të mëdha evropiane kërkojnë super talentin, Karim Adeyemi

Talenti 19 vjeçar i Salzburgit, Karim Adeyemi po i “çmend” disa klube të mëdha evropiane.

Sipas “Sky Sports”, deri më tani ekipet si FC Bayern Munchen, Dortmund, RB Leipzig dhe Liverpool kanë kontaktuar agjentin e Adeyemit për të parë mundësit e transferimit.

Po ashtu edhe Barcelona është duke përcjellur situatën e 19 vjeçarit.

Ai është duke kaluar në formë fantastike tek Salzburgi dhe pritet që në verën tjetër ose në janar të largohet dhe të transferohet tek ndonjë ekip më i madh./Indeksonline/