08:49 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Katër mënyra të shpejta për të pastruar njollat e verdha që krijohen nga antidjersa

Krijimi i njollave të verdha nga përdorimi i antidjersës mund të bëjë rrobat tuaja të duken si të vjetra dhe të papastra, por me truket e mëposhtme ju nuk do e keni më një problem të tillë. Përpara se të provoni një nga metodat e mëposhtme provojeni produktin në një pjesë të padukshme të veshjes për t’u siguruar nëse nuk e prish pëlhurën.

Kripa mund të përdoret dhe për rrobat me ngjyrë dhe për ato të bardha.

Ajo që duhet të bëni është të mbuloni me kripë copën ku është njolla e verdhë dhe ta lini përgjatë gjithë natës. Në mëngjes mund ta lani me dorë veshjen dhe ta lini të thahet.

Uthulla e mollës

Dhe ky përbërës mund të zbardhë njollat e verdha nga materiali i pambukut, leshit e rrobat me ngjyrë. Mos e provoni tek rrobat e bardha sepse mund t’i japë të gjithë veshjes një hije të verdhë. Lagni me uthull molle njollën e verdhë dhe lëreni për 8-10 orë.

Ju mund të spërkasni gjithashtu njollën për 5 deri në 10 minuta me lëng limoni dhe më pas ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

Vodka do të pastrojë shumë mirë njollat e deordorantit nga veshjet me ngjyrë. Hidhni pak vodka mbi njollë dhe lëreni për disa minuta. Lajeni veshjen normalisht dhe do e vishni pa më të voglin shqetësim.