08:38 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Katër meshkuj rrahën mes veti, njëri nga ta përfundon në spital

Janë arrestuar katër meshkuj në qytetin e Lipjanit pasi të njëjtin janë përleshur mes veti.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të dyshuarve tjerë, nga të dyshuarit është konfiskuar një pushkë gjuetie, dy fishekë, një gëzhojë dhe një revole.

Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ishin rrahur në mes vete, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të dyshuarve tjerë por nuk i ka goditur. Nga të dyshuarit është konfiskuar një pushkë gjuetie, dy fishekë, një gëzhojë dhe një revole. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.