13:44 / E Hënë, 01 Mars 2021 / AR

Katër muaj pas ndarjes, këngëtarja e njohur nis lidhje të re dashurie

Jessie J ka nisur një lidhje të re dashurie.

Ajo është duke e shijuar lidhjen me balerinin Max Pham Nguyen, transmeton Indeksonline.

32-vjeçarja ndau disa imazhe të saj dhe të Maxit, duke pozuar në një kodër dhe duke buzëqeshur pranë kamerës.

Dyshja u panë në një restaurant vegan në LA.

Kujtojmë, Jessie J në tetor njoftoi se i ka dhënë fund lidhjes me Channing Tatumin./Indeksonline/