12:39 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Katër oferta për Benzeman!

Karim Benzema është prioriteti kryesor i disa klubeve franceze. Të gjithë në Francë e dinë se Benzema nuk është i dëshiruar në “Santiago Bernabeu”, prandaj klubet dëshirojnë ta rimarrin atë.

Mediat franceze thonë, se katër skuadra si Olympique Lyon, Paris Saint Germain, Marseille dhe Monaco kanë objektiv kryesor sulmuesin e Realit.

30-vjeçari u transferua në Madrid nga Lyoni në vitin 2009. Ai për madrilenët ka shënuar afro 150 gola në 302 paraqitje./IndeksOnline/