10:28 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Katër përdorime të tjera të shkumës për rrojë

Shkumën e rrojës mund ta përdorni edhe si agjent pastrimi në shtëpi.

Njëkohësisht do të kurseni të holla, sepse shkuma do t’i zëvendësojë disa agjentë të zakonshëm të pastrimit.

Ja cilat janë katër përdorimet gjeniale të shkumës së rrojës në shtëpinë tuaj.

1. Mënjanoni njollat nga rrobat dhe qilimat

Fshini njollat me një leckë të lagësht dhe fërkoni me shkumë rroje dhe lëreni të veprojë për dhjetë minuta. Shpëlani me ujë të ftohtë dhe njolla do të zhduket krejtësisht.

2. Lustroni edhe pasqyrat

Shkuma e rrojës jo vetëm që i pastron pasqyrat, por edhe e parandalon mbetjen e avullit në to pas dushit.

3. Pastroni pllakat e banjës

Spërkateni shkumën nëpër pllaka dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Nëse është e nevojshme, njollat “kokëforta” pastroni me furçë dhe fshini pllakat me një leckë të lagur.

4. Dezinfektoni duart

Shkuma e rrojës mund të jetë po aq e dobishme dhe ndonjëherë edhe më praktike se antiseptikët ose dezinfektuesit e duarve. Vendosni shkumë në pëllëmbë, fërkoni ato dhe fshini me peshqir.

Temat: