18:37 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Katër persona të lënduar nga aksidenti tek ‘Kodra e Trimave’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur një orë më parë në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ dhe si pasojë të lënduar kanë mbetur katër persona.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për n jë aksident trafiku në rrugën Vëllezërit Fazliu në Prishtinë. Në aksident kanë qenë dy automjete të përfshira, ku janë lënduar 4 persona”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje ajo shtoi se me rastin po merre njësiti i trafikut./Indeksonline/