18:19 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Katër raste të reja me sëmundjen misterioze në Kinë

Pas paraqitjes së një sëmundjeje misterioze të mushkërive, janë konfirmuar katër raste të reja në qytetin qendror kinez, Wuhan.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se numri zyrtar i personave të prekur në qytet arriti në 45.

Dy pacientë humbën jetën nga sëmundja e mushkërive, e shkaktuar nga një lloj i ri i koronavirusit. Gjithashtu janë evidentuar dhe pesë raste të tjera në gjendje serioze.