11:06 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Katër shtetas të Shqipërisë shëtisnin në Dragash, Policia i kthen mbrapa

Policia e Kosovës dje gjatë patrullimit ka takuar katër meshkuj  shtetas të Shqipërisë dhe gjatë intervistimit të njëjtit kanë pranuar se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Pas kontrolleve mjekësore dhe pas inicimit të rastit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë.

“Fsh. Restelicë, Dragash, 26.05.2020 – 10:30. Gjatë patrullimi, patrulla policore ka takuar katër meshkuj  shtetas të Shqipërisë dhe gjatë intervistimit të njëjtit kanë pranuar se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. Të dyshuarit janë sjellë në stacion, ku u janë kryer kontrollet mjekësore dhe pas inicimit të rastit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë”./IndeksOnline/