09:37 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Katër të arrestuar në Gjakovë për kalim ilegal të kufirit

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj në Morinë të Gjakovës pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin.

Gjatë kontrollit të mjetit transportues pronë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur 167 kafshe (dhi dhe keca) pa dokumente përcjellëse, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit, mjeti dhe kafshët konfiskohen, ndërsa njeri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje e tre të tjerët lirohen në procedurë të rregullt./Indeksonline/