14:55 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Katër të arrestuar në Mitrovicë për vjedhje

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, si rezultat i zhvillimit të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave penale ‘vjedhje’, raste këto të raportuara javë më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit ‘Jugu’ në Mitrovicë.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, ndërmjet datave 24 dhe 25 nëntor, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar: F. B. 20 vjeçar, J. B. 17 vjeçar, L. H. 18 vjeçar dhe M. D. 17 vjeçar.

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë sekuestruar: një biçikletë, një sonny play, dy dirigjues sony, një zmadhues zëri, një adapter, veshmbathje, disa palë këpucë dhe një shufër metalike.

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve legjitimë.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt./Indeksonline/