09:57 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / k.v

Katër të arrestuar për fajde në Reqan të Prizrenit

Katër person janë arrestuar në Reqan të Prizrenit nën dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në fajde.

Policia ka njoftuar se arrestimet e të dyshuarve lidhen me një rast të ndodhur gjashtë muaj më parë, shkruan IndeksOnline.

“Me dyshimin për kryerjen e veprës së lartcekur, me 22.12.2021 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: disa vetura, një pistoletë, disa telefona celular, dhe një llap-top”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/