14:27 / E Martë, 10 Janar 2023 / k.v

Katër të lënduar në aksidentin e ndodhur në Pantinë të Vushtrrisë (Video)

IndeksOnline raportoi pak më parë për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Mitrovicës, të cilët thonë se katër persona kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 12:30 është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, segmenti rrugor në fshatin Pantinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës rajonal i policisë./IndeksOnline/