14:18 / E Martë, 28 Qershor 2022 / k.v

Katër të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë (Foto)

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pasi të njëjtit janë aksidentuar afër shkollës në Llapushnik të Drenasit.

Njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa që të katër janë bartur me autoambulancë drejt emergjencës, raporton IndeksOnline.

Policia e trafiku ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Rikujtojmë se në këtë pjesë të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, ka shpesh aksidente rrugore./IndeksOnline/