15:08 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Katër vite nga rikthimi i Ledrit në skenë, ja të arriturat e reperit deri sot

Pasi kishte një pauze 2 vjeçare reperi Ledri Vula kishte vendosur që të rikthehet në skenën shqipe, më i fuqishëm se kurrë më parë, shkruan lajmi.net

Pikërisht në këtë datë, katër vite më parë, reperi këtë rikthim e shënoi me publikimin e këngës së quajtur ‘100 probleme’.

Një tekst që përshkroi realitetin e atëhershem të tij, rikthimin si solo reper, pas shkëputjes nga Babastars dhe një klip shumë eksplicit, bëri që Ledri të shënoj një revolucion në repin shqiptar dhe karrierën e tij.

Pas këtij projekti, pasuan edhe shumë këngë të tjera të cilat u shëndrruan në hite për kohë shumë të shkurtë.

“Hallakama, ‘SRMN’, ‘King’, ‘Veç a jena mirë’,’TTZ’ ‘U harrum’, ‘1 Janari’ e shumë bashkëpunime të tjera më emrat më të përfolur të skenës, i hapën dyert e suksesit reperit i cili ndonëse pauzoi dy vite, arriti të bëhet prapë një nga emrat më favorit të industrisë muzikore shqipe, madje duke fituar edhe në festivale të ndryshme.

Pos projekteve të suksesshme, edhe mbrëmjet muzikore dhe bërja si imazh i një nga kompanitë më të njohura në Kosovë, shtuan suksesin në bagazhin artistik të tij.

100 problemet që nuk kanë mundur ta ndalin atë, i sollën atij mbi 100 suksese të tjera, duke i dhënë epitetin që e meriton: Reperi më i kërkuar shqiptar.

Ledri u kërkua aq shumë saqë, erdhi në atë pikë sa refuzoi duetin me Iggy Azalea, duet ky që do mund ta ëndërronin gjithë reperat shqiptarë.

Duket se gjithë këto arritje, i japin Ledir vullnet që të sjellë projekte akoma më të mira e me të pëlqyera, duke e mbajtur fjalën që e thotë: është VULA!

Po ashtu, reperi për katër vite ka ndryshuar shumë edhe në pamjen e tij, duke bërë një stil unik të flokëve por duke pasur si gjithmonë pëlqimin e publikut, sidomos nga femrat.

Temat: