07:50 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020

Katër vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi

Sot bëhen katër vjet nga përpjekja ushtarake për grusht shtet në Turqi.

Përpjekja për grusht shtet u zhvillua gjatë 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit u bënë ushtarakë të ushtrisë turke.

Më urdhër ushtarak në rrugë u nxorën tanket, u sulmua Parlamenti turk, si dhe u tentua të arrestohet edhe shefi i shtetit, Rexhep Taip Erdogan.

Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen.

Turqia zyrtarisht përgjegjës për tentim gusht shtetin e ka bërë klerikun Fetaullah Gylen.