08:55 / E Enjte, 18 Mars 2021 / AR

Katherine Heigl i nënshtrohet një operacioni në qafë

Aktorja amerikane Katherine Heigl i është nënshtruar një operacioni në qafë.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një publikimi në Instagram, transmeton Indeksonline.

“Epo njerëz, tani unë jam me terapi profesionale. Kanë vendosur shumë gjëra në qafën time, që do të thotë se unë mund të qëndroj pa dhimbje për orë të tëra. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për punën e mrekullueshme që i gjithë ekipi i mjekëve ka bërë dhe më ka çliruar nga dhimbja më e tmerrshme që kam pasur ndonjëherë. Ata më dhanë jetën time! “shkroi Katherine .

Heigl më parë postoi një video të burrit të saj Josh Kelley në Instagram, në të cilën ai mund të shihet në një dhomë spitali, me aktoren e buzëqeshur në sfond. “Ky është njeriu që dëshiron të kesh me vete gjatë një krize”./Indeksonline/