Katrahurë në sheshin e Pejës, Gazi thotë se po transformohet zemra e qytetit

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, njëkohësisht edhe kryetari i komunë së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se punimet në sheshin e Pejës po vazhdojnë.
Muhaxheri, përmes një postimi në facebook u shprehë se ky projekt është i rëndësishëm dhe do të transformojë zemrën e qytetit, duke sjellë hapësira moderne dhe të përshtatshme për të gjithë qytetarët.
“Punimet në sheshin e Pejës po vazhdojnë! Ky projekt i rëndësishëm do të transformojë zemrën e qytetit, duke sjellë hapësira moderne dhe të përshtatshme për të gjithë qytetarët. #PakFjaleShumePune”, ka shkruar Muhaxheri./Indeksonline/