09:14 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kazinoja e famshme evropiane afër falimentimit, shkak pandemia

Kompania e famshme e kazinove “Casino Austria” është afër falimentimit. Kjo kompani e njohur në Evropë i ka raportuar shërbimit të punësimit (AMS) se do të detyrohet të pushojë nga puna 600 punonjës të saj.

Ky veprim i menaxhmentit të kompanisë, do të jetë masë parandaluese ndaj falimentimit, ndërsa pjesa tjetër e punëtorëve që do mbesin në punë do të kenë paga më të ulta.

Kompania e ka fajësuar shtetin austriak për paketën ekonomike, që sipas saj ka ndihmuar ata në masë të vogël.

Kazinot në Austri u përballën me një rënie të madhe të fitimeve prej më shumë se 30 milionë eurosh në gjysmën e parë të këtij viti./Indeksonline/