20:51 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

KB Peja e nis vitin 2024 me fitore, shkëlqen ndaj Prizrenit

Skuadra e KB Pejës ka shënuar fitore ndaj Proton Cable Prizren në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Pejanët fituan me rezultatin 93 – 111, në një ndeshje tejet interesante dhe me shumë kosha të shënuara, shkruan Indeksonline

Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte, Justin Davis me 30 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime.

Kurse te vendasit më i miri ishte Desi Sills me 21 pikë, dy kërcime dhe tetë asistime./Indeksonline/