21:19 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / Gj. Sh

KB Peja ndërpret kontratat me katër yjet e skuadrës

Klubi basketbollistik Peja, ka njoftuar se ka ndërprerë kontratat me katër yjet e skuadrës.

Basketbollistët, Rodney Purvis, Isiah Umipig, Khaliq Spicer, Ivan Koljevic nga sot nuk do të jenë pjesë e klubit verdhezi, transmeton IndeksOnline.

”KB Peja njofton se ka nderprerë me marrveshje të dyanshme kontratat me lojtarët Rodney Purvis, Isiah Umipig, Khaliq Spicer, Ivan Koljevic. Klubi ju dëshiron çdo të mirë lojtarëve në vazhdim dhe i falemnderon shumë për kontributin e tyrë në klub.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/