75 Mall Live Search
18:05 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / G T

KB Peja zyrtarizon basketbollistin Marcques Townes

Domenikano Amerikani, Marcques Townes, i bashkohet zyrtarisht KB Pejës për pjesën e mbetur dhe vendimtare të edicionit 2024/25.

29 vjeçari mbulon pozitat PG/SG dhe deri tani ka pasur një rrugëtim shumë të pasur në karrierë. Townes u rrit në Amerikë ku për 4 vite luajti në NCAA, duke krijuar pastaj karrierë në Europë, në disa nga top ligat si Spanjë, Gjermani, Francë e liga tjera me renome.

Sezonin e kaluar Townes ishte pjesë e PAOK në Greqi e këtë edicion u paraqit me skuadrën e Anorthosis. Eksperienca e tij, do jetë ndihmë e madhe për KB Pejën në sprintin final të këtij edicioni.

May be an image of 1 person, playing basketball and text that says 'PEJA WELCOME TO KB WELCOMETOKBPEJA PEJA PEJ PEJ RIDOL DENTID) TOWNES Marques POSITION: POSITION:PG/SG PG/SG HEIGHT: 1.93 ZEMRA RREH ME TY NATIONALITY: USA'