08:50 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

KB Prishtina – KB Peja, takimi i ditës së sotme në Superligën e Kosovës në Basketboll

Edhe Superliga e Kosovës në Basketboll na sjell sot dy duele të forta.

Prishtina nën drejtimin e trajneri të ri, Ljupche Malinkov do të takohet me Pejën, ku kjo ndeshje do të jetë test i mirë për trajnerin e ri të kryeqytetaseve, shkruan IndeksOnline

Trepça do të ballafaqohet me Bashkimin. Mitrovicasit janë në formë shumë të mirë dhe këtë formë të mirë do të mundohen ta vazhdojnë edhe përballë prizrenasve, që në dy xhirot e fundit pësuan humbje nga Ponte Prizreni dhe Sigal Prishtina.

Trepça ka tetë fitore dhe 13 humbje, derisa Bashkimi 10 fitore dhe 11 humbje.

E diel

17:00 Trepça – Bashkimi

19:00 Sigal Prishtina – Peja