75 Mall Live Search
19:35 / E Enjte, 14 Maj 2026 / Gj Sh

KB Prishtina zgjedh Presidentin e ri

Klubi Basketbollistik Prishtina, sot ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku është zgjedhur Presidenti i ri i klubit.

Rinor Grajqevci u zgjodh President i klubit, për 4 vitet e ardhshme, duke marr të gjitha votat Pro, pa asnjë kundër, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë që Grajqevci muaj më parë u emërua si U.D i detyrës së Presidentit të KB Prishtinës, pas dorëheqjes së Bekë Berishës.

Njoftimi i plotë:

Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i KB Sigal Prishtina, një ditë e rëndësishme për të ardhmen e klubit tonë.

Në këtë kuvend, me të gjitha votat Pro, asnjë kunder dhe apstenim , z.Rinor Grajqevci u zgjodh President i klubit, për 4 vitet e ardhshme.

Me organizim, përkushtim dhe unitet, klubi ynë synon të vazhdojë rrugën e rikthimit si klubi më i trofeshem dhe suksesshëm shqiptar.

Falënderojmë të gjithë ata që ishin pjesë e Kuvendit për mbështetjen dhe besimin e dhënë, ndërsa Presidentit të ri i urojmë shumë suksese në detyrën e tij.