16:51 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

KB Rahoveci firmos me basketbollistin kroat

Jure Guninja është basketbollisti më i ri i KB Rahovecit.

Kroati 2.04 metra i gjatë do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin nga Rahoveci në udhëtimin e tyre drejt titullit kampion të Superligës së Kosovës dhe në garat e Balkan Ligës, ku Rahoveci do të jetë pjesëmarrës për herë të parë, shkruan Indeksonline.

KB Rahoveci dështoi sezonin e kaluar për ta fituar titullin, duke humbur në finale nga ZMobile Prishtina./Indeksonline/