19:21 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

KB Rahoveci triumfon kundër skuadrës nga Mali i Zi, siguron vendin e 3-të në Ballkan Ligë

KB Rahoveci ka siguruar një fitore mjaftë të rëndësishme kundër skuadrës nga Mali i Zi, KK Ibar Rozaje.

Skuadra kosovare arriti fitore me diferencë prej 5 pikësh, për ta siguruar kështu vendin e tretë në fazën e grupeve të Ballkan Ligës.

Ndeshja përfundoi me rezultat 67-72, ku basketbollistët e Rahovecit e dëshmuan se janë të gatshëm edhe për ndeshjet e radhës në Super Ligën e Kosovës.

Kjo ishte ndeshja e fundit në fazën e grupeve, nëse nga kjo ndeshje Rahoveci do të dilte me humbje atëherë do të pozicionohej në vendin e katërt./Indeksonline/.