KB Trepça mëson kundërshtarin në Champions League

Sot është hedhur shorti për fazën kualifikuese të Basketball Champions League dhe skuadra e KB Trepçës e mëson përballjen e parë.
Në ndeshjen hapëse do të përballet me ekipin historik nga Holanda, Heroes Den Bosch, shkruan Indeksonline
“Një sfidë e fortë, por ne nuk jemi këtu për t’u frikësuar, jemi këtu për të luftuar”, shkuhet në postimin e klubit nga Mitrovica
Nëse e kalon këtë pengesë, në gjysmëfinale KB Trepça do përballet me fituesin mes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010. (Gjeorgji)./Indeksonline/
